Ndërlidhjet

Sanader mohon akuzat për korrupsion


Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, e deklaroi vetën të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion që datojnë në fillim të 90-ave.

Sanader, që ishte kryeministër për gjashtë vite para dorëheqjes në vitin 2009, është zyrtari më i lartë në Kroaci që po përballet me akuza për korrupsion dhe nxjerrjen e përfitimeve nga lufta.

Ai akuzohet për marrje të ryshfetit nga kompanitë ndërkombëtare në fillim të viteve të 90-ta në shkëmbim të garantimit të një pozite të lartë udhëheqëse në tregun kroat pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Gjykimi i tij vlerësohet si një test nga Bashkimi Evropian për përkushtimin e Zagrebit në luftën kundër korrupsionit.

Fillimi i gjykimit në gjykatën më të lartë kroate u shty para një jave kur Sanader u ankua për probleme me zemrën.
XS
SM
MD
LG