Ndërlidhjet

Papandreu: Duhet ta pranojmë planin e BE-së


Kryeministri i Greqisë, George Papandreu, i tha parlamentit se Greqia duhet të pranojë planin e shpëtimit financiar të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ai nuk bëri të ditur se a do të hidhen definitivisht poshtë planet për mbajtjen e një referendumi për këtë çështje, i cili thuhet se do të mbahej për shkak të kërkesës për masa të shtrënguara financiare që parashihen me këtë plan.

Papandreu, i cili është nën presion të shtuar për të dhënë dorëheqje, kundërshtoi kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme duke e quajtur “katastrofale” këtë ide.

Me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme Greqia, sipas tij, do të detyrohej ta braktis Eurozonën.

Raportet e mëhershme të mediave dhanë informata të pakonfirmuara rreth çështjes së referendumit grek.
XS
SM
MD
LG