Ndërlidhjet

Sot fillon Haxhi


Muslimanë nga mbarë bota do të fillojnë sot udhëtimin vjetor të Haxhit.

Autoritetet arabe kanë njoftuar se rreth 2.5 milionë njerëz pritet të jenë pjesë e kësaj ngjarje.

Ky udhëtim fokusohet në Mekë, që është vendi i shenjtë i islamit, dhe vendlindja e Profetit Muhamed.

Haxhi këtë vit zhvillohet mes një vale të paparë të protestave anti-qeveritare në botën arabe që ka rrëzuar autokratët në Tunizi, Egjipt dhe Libi.
XS
SM
MD
LG