Ndërlidhjet

Kreu kurd i Irakut viziton Turqinë


Kreu kurd i Irakut, Masud Barzani, ka filluar një vizitë dy ditore në Turqi.

Lufta turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, i prin agjendës së bisedimeve të tij në Stamboll, me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Vizita e Barzanit, vjen dy javë pasi rebelët kurdë vranë 24 ushtarë turq në pjesën juglindore të Turqisë.

Separatistët kurdë kanë rritur sulmet e tyre juglindje, duke vrarë më shumë se 50 persona nga stafi i sigurisë turke, që nga korriku.
XS
SM
MD
LG