Ndërlidhjet

Rusi: Shënohet Dita e Unitetit Kombëtar


Mijëra nacionalistë pritet të marshojnë në Moskë dhe nëpër qytete tjera përreth Rusisë, sot kur ky ky vend shënon Ditën e Unitetit Kombëtar.

I ashtuquajturi Marshi Rus, zhvillohet në baza vjetore që nga viti 2005 në datën 4 nëntor, por organizatorët kanë premtuar se këtë vit ngjarja do të jetë më e madhja ndonjëherë.

Aleksei Navalni, një aktivist anti-korrupsionit dhe politikan i opozitës, ka thënë se do të marrë pjesë në marsh këtë vit.

Demonstratat pro-Kremlinit dhe dhjetra ngjarje publike do të mbahen gjithashtu për të shënuar këtë festë.
XS
SM
MD
LG