Ndërlidhjet

Shqipëria lejon importimin e mbeturinave


Parlamenti i Shqipërsië ka miratuar legjislacionin me të cilin lejon importin e mbeturinave prej shteteve të tjera.

Qindra shqiptarë, që frikësohen se shteti i tyre do të bëhet një terren shkarkimi për shtetet si Italia, protestuan jashtë ndërtesës së parlamentit në Tiranë.

Presidenti, Bamir Topi, dhe opozita shqiptare kishin kundërshtuar ligjin në fjalë.

Mirëpo, ligjvënësit e Partisë Demokratike të kryeministrit, Sali Berisha, siguruan miratimin e ligjit pas debateve të gjata në parlament.

Berisha tha se ligji në fjalë ndalon importimin e mbeturinave toksike.

Mirëpo, lideri i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se ligji në fjalë do të jetë i pari që do të shfuqizohet kur opozita të vie në pushtet.
XS
SM
MD
LG