Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se qeveria e Kosovës është kundër përdorimit të dhunës, kundër status-qos dhe konfliktit të ngrirë dhe se zgjidhja e vetme për problemet në veri të vendit mbetet implementimi i plotë i Pakos Ahtisaari.
Ministria e jashmte njoftoi që këto komente shefi i diplomacisë kosovare t’i ketë bërë në një fjalim gjatë punimeve të takimit të Grupit të Vishegradit me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri po ashtu deklaroi se aspiratë shtetërore mbetet integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike.
Lidhur me këtë Hoxhaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së vendit nga të gjitha shtetet anëtare të këtij menkanizmi.
“Të gjitha shtetet anëtare të BE-së, ato që e kanë njohur edhe që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të mbështesin të ardhmen tonë evropiane. Kosova nuk guxon të mbetet vendi i vetëm i harruar dhe i izoluar në rajon”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.
Takimi i Grupit të Vishegradit nisi të premtën punimet në Pragë të Çekisë.