Ndërlidhjet

Gjykimi i vrasësit norvegjez transmetohet përmes videos


Një gjykatë në Oslo vendosi që Anders Behring Breivik-kryesi i dy sulmeve në Norvegji këtë verë, të bëjë paraqitjen e ardhshme para gjyqit përmes një video-llinku.

Veideo-konferenca e 14 nëntorit do të jetë e para e këtij lloji për gjykatat në Norvegji, e cila u mundësua nga ndryshimi në legjislacion përmes një ligji që hyri në fuqi më 1 shtator.

Vendimi erdhi pas kërkesës së policisë, e cila bazonte këtë kërkesë në koston e lartë financiare dhe të sigurisë për transportimin e të pandehurit të profilit më të lartë.

Gjatë seancës, gjykata do të duhet të vendos për vazhdimin eventual të paraburgimit të Breivikut për 12 javë shtesë.

Gjykata duhet gjithashtu të vendos se a do të lejojë një seancë të hapur.

Breivik, 31 vjeçar, ka pranuar vendosjen dhe aktivizimin e një bombe në një veturë jashtë ndërtesës së qeverisë norvegjeze më 22 korrik-incident gjatë të cilit ishin vrarë tetë njerëz.

Pas kësaj vepre, ai pat shkuar për të vrarë 69 njerëz-kryesisht adoleshentë, në ishullin e afërt Utojeja.
XS
SM
MD
LG