Damasku kundërshtoi Uashingtonin rreth këshillës drejtuar sirianëve që mos t’u dorëzohen autoriteteve të Sirisë të cilat u ofrojnë amnesti.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se “administrata amerikane zbuloi sërish në mënyrë të hapur ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Sirisë”, ndërsa akuzoi Uashingtonin për financimin e grupeve terroriste në këtë vend.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, të premtën këshilloi protestuesit të mos i dorëzohen regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, të cilit Uashingtoni i ka kërkuar dorëheqjen.
Më shumë se 20 njerëz raportohet të jenë vrarë të premtën kur qeveria vazhdoi shtypjen e dhunshme të protestave pavarësisht planit për paqe të mbështetur nga Liga Arabe.