Ndërlidhjet

Vriten katër rebelë jemenas


Forcat e sigurisë së Jemenit kanë vrarë, në jug të vendit, të paktën katër rebelë që dyshohet të jenë të ndërlidhur me Al Kaidan.

Mediat lokale raportuan se trupat e stacionuara në periferi të qytetit Zinxhibar kanë thyer bllokadat e vendosura nga rebelët.

Që nga maji, ushtria ka zbatuar, në këtë qytet-qendrën e krahinës jugore Abjan, operacione kundër myslimanëve që dyshohet të jenë të ndërlidhur me Al Kaidan.
XS
SM
MD
LG