Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Athina do një qeveri që e nxjerr vendin nga kriza


Kryeministri grek, George Papandreu, po zhvillon bisedimet me presidentin, Karllos Papulias, rreth krijimit të një koalicioni emergjent qeverisës me qëllim nxjerrjen e shtetit nga kriza e borxheve.

Papandreu u tha gazetarëve se “Do të bëjë gjithçka që mundem për të formuar një qeveri me konsensus të gjerë”.

Takimi vjen pas kalimit të një mocioni votëbesimi të qeverisë greke, i cili u mbajt për shkak të pakënaqësive në rritje për krizën e borxheve të vendit.

Papandreu mori mbështetjen e 153 prej 300 ligjvënësve në parlament.

Në një fjalim që mbajti të premtën para votëbesimit, Papandreu bëri thirrje për krijimin e një qeverie emergjente me qëllim miratimin e ndihmës 130 miliardë euroshe me të cilën do të shmangej bankrotimi total i shtetit.
XS
SM
MD
LG