Ndërlidhjet

Moskë: Rreth 80,000 myslimanë luten në rrugë


Dhjetëra mijëra myslimanë kanë kryer lutjet e tyre nëpër rrugët e ftohta të Moskës, për të festuar kështu festën e Kurban Bajramit.

Policia ka njoftuar se 170,000 njerëz kanë festuar këtë festë sot në Moskë, duke përfshirë 80,000 që janë mbledhur në rrugë afër asaj që dikur ishte xhamia kryesore e Moskës.

Ndërtesa 100 vjeçare, u rrënua në shtaror ndërsa një xhami e re në afërsi është ende në ndërtim e sipër.

Vlerësohet se në Moskë jetojnë dhe veprojnë 2 deri në 5 milionë myslimanë, por qyteti ka vetëm disa xhami.
XS
SM
MD
LG