Ndërlidhjet

Libi: Mungesë në depot e armëve


I dërguari i lartë i OKB-së në Libi i tha agjencisë së lajmeve AP, se disa depo të armëve në Libi ende nuk janë siguruar mirë dhe "shumë armë tashmë kanë humbur."

Ian Martin, tha se parandalimi i kontrabandimit të armëve jashtë vendit do të jetë i vështirë, marrë parasysh natyrën e kufijve të vendit.

Martin tha se armët e pasigurta mbeten një "shkak shumë, shumë serioz për shqetësim." Sipas tij në këto armë përfshihën raketa krahu, mina dhe municione.

Ai vuri në dukje përparimin lidhur me armët kimike dhe materialet bërthamore. Javën e kaluar, zyrtarë të Libisë thanë se zbuluan dy vende të reja me armë kimike që nuk ishin deklaruar nga ish-regjimi.

Martin tha se autoritetet e përkohshme janë përpjekur për të trajtuar këtë problem, "por ata duhet të bëjnë më shumë, më shpejtë, madje edhe para vendosjes së një qeverie të re."
XS
SM
MD
LG