Ndërlidhjet

Sulmohen anëtarët e asamblesë afgane


Guvernatori i krahinës veriore Baglan tha se një sulmues vetvrasës ka hedhur vetën në ajër para shtëpisë së plakut të fisit duke lënduar të paktën gjashtë policë.

Guvernatori, Mushi Abdul Maxhid, tha se plaku i fisit, Mullah Alam, ishte i sigurt.

Alam është anëtar i asamblesë tradicionale të pleqve dhe politikanëve, Loja Xhirga, e cila pritet të vendos për partnershipin strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e bisedimeve me talebanët.

Sulmuesit e talebanëve kanë kërcënuar se do t’i vrasin të gjithë pjesëmarrësit e asamblesë më vonë në këtë muaj.
XS
SM
MD
LG