Ndërlidhjet

VV e do Kusarin në interpelancë


Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do ta parashtrojë kërkesën për interpelancë ku do të thirret ministrja e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila, për ta diskutuar raportin tregtar të Kosovës dhe Serbisë.

Mësohet se në këtë interpelancë do të kërkohet të votohet mocioni i cili thërret për kthimin e masës së bllokadës së importit nga Serbia.

“Serbia po sillet si një palë e hidhëruar nga Kosova, ndërsa Qeveria e Kosovës si një mik i cili dëshiron me çdo kusht ta pajtojë mikun e hidhëruar duke ia dhënë të gjitha beneficionet Serbisë vetëm e vetëm për t’u ulur në tavolinë”, u tha, ndër të tjera, në konferencën e fundit të lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja vlerësoi se “humbjet ekonomike nga tregtia e njëanshme po shumëfishohen. Hendeku në mes të importeve dhe eksporteve nga Serbia është dhjetëfishuar derisa tregu kosovar është vërshuar nga mallrat serbe, për të cilat disa importues kosovar mezi se kanë pritur që të hapet kufiri”.

Në konferencën për shtyp lëvizja publikoi 25 kompani të cilat thuhet se kanë importuar vlerat më të mëdha nga Serbia në periudhën “kur aktiviteti rrënues i Serbisë ndaj mundësisë së sovranitetit dhe integritetit brenda territorit të Kosovës ka pasur intensitetin më të lartë”.
XS
SM
MD
LG