Ndërlidhjet

Siri: Ushtria i arreston dezertorët në qytetin Homs


Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thonë se trupat qeveritare kanë ndërhyrë në një lagje në qytetin e rrethuar Homs, dhe kanë bërë shumë arrestime, pas pothuajse një jave të dhunës, në të cilën ushtarët janë kthyer kundër dezertorëve dhe protestuesve.

Raportohet se trupat qeveritare po ballafaqohen me rezistencë të armatosur nga dezertorët ushtarakë, që janë strehuar në lagjen Baba Amr dhe në vendbanimet e afërta.

Dhuna po ndodhë përkundër pretendimeve nga Siria se po bashkëpunon me planin e sponsorizuar nga Liga Arabe, për ta përfunduar goditjen kundër protestuesve, që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad.

Raportohet se më tepër se 110 njerëz janë vrarë gjatë javës së kaluar në qytetin Homs, që ka afro 800 mijë banorë, dhe është bërë njëra nga qendrat kryesore të protestave gjatë tetë muajve të fundit.

Njëherësh, ky qytet është bërë edhe fokus i ndëshkimeve nga ana e trupave qeveritare.
XS
SM
MD
LG