Ndërlidhjet

Vendet ballkanike kërkojnë fonde për refugjatët e mbetur


Disa vende ballkanike po kërkojnë më se 500 milionë euro për lehtësimin e gjendjes së vështirë të refugjatëve, që ende mbeten në këto vende, nga luftat në Ballkan, në vitet e 90-ta.

Zyrtarët nga Serbia, Bosnjë Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, që janë takuar sot në Beograd, thanë se ata planifikojnë një konferencë të donatorëve, vitin e ardhshëm, për mbledhjen e fondeve për dhjetëra mijëra refugjatë.

Zyrtarët janë pajtuar sot për një plan pesëvjeçar për mbylljen e të gjitha qendrave të refugjatëve dhe të sigurojnë strehim për afro 74 mijë njerëz.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë premtuar ndihmë për këtë projekt.

Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Dejvid Robinson, tha se “është koha që realiteti i të zhvendosurve në Ballkanin perëndimor të sillet në përfundim”.

Qindra mijëra njerëz ishin zhvendosur në konfliktet e armatosura, pas shkatërrimit të Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG