Ndërlidhjet

SHBA: Gjyqtari e bllokon kërkesën e Qeverisë lidhur me duhanin


Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara, sot e ka bllokuar kërkesën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, me të cilën kompanitë e duhanit do të detyroheshin, që në pakot e cigareve të paraqisnin pamje shpjeguese, përfshirë edhe duhanxhinjtë e vdekur dhe të sëmurë.

Gjyqtari Riçard Leon, vendosi që prodhuesit e duhanit, me gjasë, do të kishin sukses, që me proces gjyqësor ta bllokonin kërkesën.

Zoti Leon tha se pamjet shpjeguese, të miratuara në muajin qershor, sipas planit të Administratës amerikane për ushqim dhe barëra, shkojnë përtej fakteve për bindje për rreziqe shëndetësore për ata që e pijnë duhanin, dhe kalojnë në mbrojtje, që është dallim kritik në rastin lidhur me lirinë e të shprehurit.
XS
SM
MD
LG