Ndërlidhjet

Eurozona-Italia në fokus


Fokusi i shqetësimeve për krizën e borxheve të Bashkimit Evropian po kalon në Itali, ku shpenzimet dhjetëvjeçare të qeverisë kanë shkuar në 6.67 për qind-niveli më i lartë në Itali që nga themelimi i Euros më 1999.

Përqindja e shpenzimeve është duke iu afruar 7 përqindëshit-nivel që vlerësohet të jetë i paqëndrueshëm, sikurse që janë rritur shqetësimet se ekonomia e tetë botërore nuk mund të përballojë borxhin e saj 1.9 trilionësh dhe se për këtë shkak ka gjasa të kërkojë një paketë ndihmëse siç kanë bërë Greqia, Irlanda dhe Portuglia.

Në kohën e rritjes së shpenzimeve, qeveritë duhet të paguajnë një kosto më të lartë duke krijuar një rreth të borxheve.

Kryeministri, Silvio Berlluskoni, ka hedhur poshtë raportet e fundit se po shqyrton dhënien e dorëheqjes në kohën e shqetësimeve për mungesën e aftësisë udhëheqëse në adresimin e gjendjes financiare të vendit.

Mbështetja e tij politike do të testohet, gjatë ditës, me një votim parlamentar rreth financave të qeverisë.

Në ndërkohë, është bërë e ditur se Banka Qendrore Evropiane do t’i bashkohet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian për të monitoruar zbatimin e reformave ekonomike në Itali.
XS
SM
MD
LG