Ndërlidhjet

Preferojnë diplomacinë, por nuk përjashtojnë ushtrinë


Shtëpia e Bardhë tha se pret që raporti më i ri i Kombeve të Bashkuara mbi kapacitetet e Iranit për programoin e tij bërthamor t’i bëjë të zëshme shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për programin e Teheranit dhe dështimin e qeverisë së këtij vendi në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xho Karnej, nuk deshi të specifikojë gjetjet e raportit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që pritet të publikohet në ditët e ardshme.

Karnej tha gjithashtu se aksionet ushtarake ndaj Iranit vazhdojnë të mbesin një opsion i mundshëm, por theksoi se Uashingtoni do të jetë i fokusuar në përdorimin e mjeteve diplomatike për ta bindur Iranin të ndërprejë punën në programin e tij bërthamor dhe eventualisht në ndërtimin e armëve bërthamore.

Raportet që citojnë diplomatët ndërkombëtarë thonë se raporti i OKB-së ka gjasa të detajizojë hulumtimet e bëra në Iran rreth zhvillimit të mundshëm të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG