Ndërlidhjet

Rusia e Gjermania inaugurojnë Nord Stream-in


Liderët në Gjermani dhe Rusi pritet të inaugurojnë gazsjellësin Nord Stream, me të cilin do të pompohet gazi natyral nga Rusia për në Evropën Perëndimore.

Gazsjellësi 1. 224 kilometërsh kalon kah shtrati i Detit Baltik duke kaluar një rrejt ekzistues të gazjellësve mbitokësor që shkojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti rus, Dimitri Medvedev, do të lëshojnë formalisht tapën në një ceremoni në qytetin veri-lindor të Gjermanisë, Lubmin.

Kryeministrat e Francës e të Holandës, Fronsua Filo dhe Mark Rute si dhe Komisioneri për Energji në Bashkimin Evropian, Gynter Ëtinger, do të marrin poashtu pjesë në ceremoni.

Sipas Nord Stream, pas operacionalizimit në fund të vitit 2012, gazjellësi do të pompojë 55 miliardë metër kub të gazit natyror në rrjetin evropian.
XS
SM
MD
LG