Ndërlidhjet

Bashkëpunojnë kundër mashtrimit financiar


Bashkëpunimi i zgjeruar operacional është në qendër të një marrëveshjeje për bashkëpunim, të cilin e nënshkruan sot Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zëvendëspresidenca për Integritet e Bankës Botërore (INT), njoftoi OLAF përmes një komunikate për media.

“Në kohën e krizës ekonomike është më se e rëndësishme që të forcojmë bashkëpunimin në mes të shërbimeve tona për të parandaluar mashtrimin dhe për të siguruar se çdo cent i fondeve ndërkombëtare të arrijë në mekanizmat e synuar”, citohet të ketë thënë drejtori gjeneral i Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit, Xhovani Kesler.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti për Integritet i Bankës Botërore, Leonard Mek Karthi, u shpreh:

“Aleanca e Bankës Botërore me OLAF-in është e fuqishme dhe forcohet më tej kur bëhet fjalë për rolin e OLAF-it në mbrojtjen e buxhetit 130 miliardësh të Bashkimit Evropian dhe për shkak të interesit të përbashkët në luftimin e aktiviteteve ilegale”.

Marrëveshja e re për bashkëpunim ndërmjet OLAF-it dhe INT-së thuhet se do t’u mundësoje zyrave për hetim të të dyja mekanizmave një bashkëpunim më të ngushtë dhe shkëmbim më të shpejt të informatave.
XS
SM
MD
LG