Ndërlidhjet

Gjatë ditës jepen detaje për qeverinë e re të Greqisë


Një zyrtar i lartë grek tha se njoftimi për qeverinë e përkohshme dhe kryeministrin e saj pritet të bëhet gjatë së martës, njoftoi AP-ja.

Zyrtari tha se kryeministri aktual, George Papandreu, nuk ka dhënë ndonjë indikacion se a do të bëhet njoftimi “në mbrëmje apo gjatë natës”.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të diskutuar detajet e një takimi të kabinetit të mbajtur sot.

Papandreu dhe kreu i opozitës, Antonis Samaras, vazhduan në ditën e dytë bisedimet për krijimin e një qeverie të unitetit me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza aktuale e borxheve.

Dy politikanët u patën pajtuar gjatë fundjavës për krijimin e një qeverie të përkohshme, e cila do të kalojë në parlamentin e vendit marrëveshjen për borxhet me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG