Ndërlidhjet

Qeveria amerikane mohon kontaktin me jashtëtoksorët


Qeveria e Shteteve të Bashkuara, është shprehur zyrtarisht se nuk ka dijeni për kontakt të mundshëm me forma të jetës jashtëtoksore.

Në një deklaratë, Fil Larson, ekspert i hapësirës në Zyrën për Shkencë dhe Teknologji të Shtëpisë së Bardhë, ka thënë “Qeveria amerikane nuk ka ndonjë dëshmi se ekziston jetë jashtë planetit tonë, dhe as që jashtëtoksorët kanë vënë kontakt me ndonjë qenie njerëzore.”

Kjo përgjigje vjen pas dy peticioneve që mblodhën 17,000 nënshkrime, duke i bërë thirrje qeverisë të zbulojë njohuritë e qenieve jashtëtokësore dhe të kontaktojë me ta.
XS
SM
MD
LG