Ndërlidhjet

Tunizi: Gjykata urdhëron ekstradimin e ish kryeministrit libian


Një gjykatë në Tunizi, sot ka vendosur që Al-Baghdadi Ali al-Mahmudi, i cili ishte kryeministër nën udhëheqjen e ish liderit libian, Muamer Gadafi, do të ekstradohet në Libi për t’u gjykuar.

Avokati i Al-Mahmudi-t, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se vendimi “është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.”

Ish kryeministri libian, pat ikur për në Tunizi nga Libia, gjatë kryengritjeve që rrëzuan Muamer Gadafin.
XS
SM
MD
LG