Ndërlidhjet

Erik Holder: Trajnimi anti-mysliman i FBI-së i gabuar


Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Erik Holder, u tha ligjvënësve sot se trajnimi i FBI-së kundër terrorizmit që paraqiti myslimanët si simpatizantë ekstremistë ishte "shumë i gabuar" dhe i rrezikshëm.

Ai tha se amerikanët myslimanë kanë qenë "partnerë thelbësor në luftën kundër terrorizmit", veçanërisht si "burime të besueshme të informacionit", duke ndihmuar luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.

Revista, "Wired Magazine", në shtator raportoi detajet e trajnimit anti-mysliman të FBI-së, në të cilin një analist kundër terrorizmit, Uilliam Gauthorp, e ka quajtur Al-Kaidën si të "parëndësishme" duke thënë se Islami në vetvete përbën rrezikun real.
XS
SM
MD
LG