Ndërlidhjet

Asterodi iu afrua Tokës në distancë 322 mijë kilometra


Një asteroid me madhësi sa një aeroplanbartës ka kaluar pranë Tokës. Asteroidi 2005 YU 55, që vlerësohet se e ka diametrin 400 metra, është asteroidi më i madh, që ka kaluar në afërsi të Tokës, prej vitit 1976.

Gjatë lëvizjes së tij, ai ishte brenda orbitës së Hënës, ndërsa largësia nga Toka ishte 322 mijë kilometra.

Asteroidi nuk ka paraqitur kërcënim as për Tokën e as për Hënën.

Mijëra astronomë profesionalë dhe amatorë e kanë ndjekur lëvizjen e tij me teleskopë, me qëllim që të mësojnë më tepër se prej çfarë materjeje është i përbërë, sa shpejt lëvizë dhe prej nga vjen.
XS
SM
MD
LG