Ndërlidhjet

Bild: Kriza në veri të Kosovës të zgjidhet me dialog


Ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild, tha sot në Mitrovicë se kriza në pjesën veriore duhet të zgjidhet me dialog, por sipas tij, Prishtina duhet ta përforcoj praninë në pjesën veriore të Kosovës.

“Dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit është shumë i rëndësishëm, para se gjithash, për zgjidhjen e çështjeve praktike”, tha Karl Bild, pas një takimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare në veri të Kosovës, raportojnë mediat serbe.

“Rruga të cilën të gjitha vendet në rajon duhet ta kalojnë është përparimi, hap pas hapi”, tha Bild dhe shtoi se “është pikëpyetje e madhe, në gjithë këtë, perspektiva evropiane për Serbinë dhe Kosovën”.
XS
SM
MD
LG