Ndërlidhjet

Gjermani: Mijëra femra u ballafaquan me martesë të detyruar


Një studim i publikuar sot, thotë se më se 3 mijë gra dhe vajza në Gjermani, kryesisht nga familjet myslimane, janë ballafaquar me martesë të detyrueshme, gjatë një viti.

Studimi i parë federal i këtij lloji, ka gjetur se në 3443 raste në vitin 2008, njerëzit që jetonin në Gjermani, ishin detyruar të martoheshin ose kërcënoheshin me martesë të dhunshme.

Shumica ishin prej 18 e deri në 21 vjeç, ndërsa afro një e treta prej tyre ishte nën moshën 17 vjeçare.

Pothuajse të gjitha ishin femra dhe fëmijë të familjeve imigrante religjioze, ndërsa më së shpeshti ishin nga Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Iraku dhe Afganistani.

“Ata që i detyruan me forcë fëmijët e tyre të martohen me dikë, të cilin ata nuk e donin, kanë bërë akt brutal të dhunës kundër tyre”, tha Ministrja e familjes, Kristina Shrëder, duke e paraqitur studimin, që ishte financuar nga kjo ministri.

Sipas studimit, më tepër se gjysma ishin rrahur ose abuzuar fizikisht, për t’i bindur të martohen, ndërsa më tepër se një e katërta ishte kërcënuar me armë ose u ishte thënë se do të jenë të vrarë nëse nuk vazhdojnë me martesaë.

44% e njerëzve, që ishin subjekt i martesave të dhunshme, kanë pasaporta gjermane.

Vitin e kaluar në Gjermani është miratuar legjislacioni kundër martesave të detyruara.
XS
SM
MD
LG