Ndërlidhjet

Bild: Suedia e mbështet zgjerimin e BE-së me Ballkanin


Suedia e mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha sot në Beograd, ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bild.

“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës”, tha Karld Bild, në konferencën për gazetarë në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Zoti Bild e ka uruar Serbinë për notat pozitive në raportin e Komisionit Evropian dhe ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Serbisë.

“Kjo vlenë edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën, dhe kuptohet, Serbinë dhe Kroacinë”, tha Bild.
XS
SM
MD
LG