Ndërlidhjet

Kinë: Nga gazi – vdiqën 19 minatorë


Meditat shtetërore në Kinë raportojnë se 19 minatorë e kanë humbur jetën sot nga rrjedhja e gazit në një xeherore në provincën jugperëndimore, Junan.

Agjencia shtetërore Ksinhua, raportoi se incidenti ndodhi në minierën e thëngjillit Sizhuang, afër qytetit Kujing.

24 xehetarë të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha.

Në përpjekjet për shpëtim janë të angazhuar 30 zjarrfikës, 100 anëtarë të ekipeve të specializuara dhe 300 pjesëtarë të shërbimeve mjekësore.

Javën e kaluar në një incident në pjesën qendrore të Kinës, vdiqën tetë xehetarë.
XS
SM
MD
LG