Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet vrasja në Mitrovicë


Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Verner Almhofer, sot e ka dënuar vrasjen e një serbi të Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve, në pjesën veriore të Kosovës, natën e kaluar.

“U dërgoj ngushëllimet e mia të thella për familjet e Savo Mojsiqit, dhe uroj shërim të shpejtë për Velko Gjorgjeviqin dhe Radosh Vukiçeviqin”, tha Almhofer, dhe shtoi se “përdorimi i dhunës është i papranueshëm”.

Mëtutjue, në njoftimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), theksohet se zoti Almhofer ka theksuar se “shumë jetë janë humbur në Kosovë, gjatë dy dekadave të fundit, dhe kjo duhet të ndalet”.

Ai u ka bërë thirrje “të gjithë njerëzve në Kosovë, ta ruajnë qetësinë dhe të lejojnë që drejtësia ta bëjë punën e vet”.

Sipas OSBE-së, Radosh Vukiçeviq ishte një nga policët e Kosovës, që iu përgjigj incidentit.
XS
SM
MD
LG