Ndërlidhjet

Rusia-gati anëtare e OBT-së


Negociatorët janë pajtuar për kushtet finale, të cilat do të mundësonin anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore për Tregti.

OBT-ja njoftoi se një panel është pajtuar, gjatë ditës, për kushtet të cilat do të mundësonin që Rusia të pranohet si anëtare e organizatës gjatë takimit ministror të OBT-së më 15-17 dhjetor.

Drejtori gjeneral i OBT-së, Paskal Lami, tha se “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por sot, Rusia ka ndërmarrë hapa të mëdhenjë në drejtim të anëtarësimit në OBT”.

Rusia pat aplikuar për anëtarësim në këtë mekanizëm në vitin 1993, por negociatorët hezituan, ndërsa anëtarësimi u vështirësua edhe nga bllokimi i Georgjisë pas luftës mbi Osetinë Jugore në vitin 2008.

Zhbllokimi i qëndrimeve të palëve u arrit në javën e kaluar, kur Rusia dhe Gjeorgjia u pajtuan me një propozim të ndërmjetësuar nga Zvicra.

Me propozimin në fjalë, lejohet monitorimi ndërkombëtar për tregtinë që kalon përmes Gjeorgjisë për në rajonet separatiste-Osetinë Jugore dhe Abhazinë.
XS
SM
MD
LG