Ndërlidhjet

Jemen: Vriten pesë persona


Zyrtarët mjekësorë dhe dëshmitarët thonë se të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur sot, kur forcat besnike ndaj presidentit të Jemenit, Abdullah Saleh, sulmuan në qytetin e dytë më të madh të vendit Taez.

Dëshmitarët thanë se trupat republikane të Gardës, komanduar nga i biri i Salehit, kanë shtënë me artileri në qendër të Taezit, ku dhjetëra mijëra protestues janë duke bërë thirrje për largimin e udhëheqësit veteran.

Në kryeqytetin Sana, mijëra demonstrues morën pjesë në mitingje që po konkurrojnë për dhe kundër regjimit.

Aktivistët anti-qeveritarë thonë se pas lutjeve muslimane të së premtes, planifikojnë të marshojnë drejt qendrës së qytetit, e cila shpesh ka qenë vend i përleshjeve në mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG