Ndërlidhjet

Hetime intensive në veri


Në veriun e Kosovës nata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përkundër faktit se në lokacionin Kroi i Vitakut, policia ka pasur një fokus të veçantë, raportojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se policia është duke bërë hetime intensive lidhur me incidentin, ku u vra një person dhe u plagoswn dy të tjerë në këtë lokacion, dy ditë më parë.

“Kemi një proces të shtuar, intensiv, të zhvillimit të hetimeve nga sektori i hetimeve të krimeve të rënda në drejtorinë rajonale në Mitrovicë, të mbështetur nga komponenta kryesore e EULEX-it. Por, deri në këtë fazë ka qenë kryesisht mbledhja e provave, dëshmive materiale dhe dëshmive të cilat mund të lidhen në procesin e hetimeve, deri te identifikimi i personave të dyshimtë”, tha Hoti.

Ai ka thënë se deri në këtë fazë janë intervistuar së paku 8 persona, për të marrë detajet shtesë rreth asaj që ka ndodhur në natën e incidentit, por policia ende nuk ka arritur që të dalë me një emër të ndonjë të dyshuari të mundshëm.
XS
SM
MD
LG