Ndërlidhjet

Obama mirëpret hapat e Rusisë drejt OBT-së


Presidenti amerikan Barak Obama mirëpriti të enjten marrëveshjen që do të lejojë Rusinë të bashkohet me Organizatën Botërore të Tregtisë, pas 18 vitesh, duke thënë se kjo është "një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet SHBA-Rusi".

Obama tha se anëtarësimi i Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, që pritet të formalizohet në dhjetor, do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe do të ndihmojë për të mbajtur Moskën "përgjegjëse për një sistem të rregullave që rregullojnë sjelljen e tregtisë".

Rusia ka aplikuar për t'u bashkuar në këtë organizatë në vitin 1993, por negociatat janë zvarritur.

Një arritje është shënuar javën e kaluar kur Rusia dhe Gjeorgjia ranë dakord për një propozim që do të lejojë monitorimin ndërkombëtar të tregtisë në mes këtyre rajoneve.
XS
SM
MD
LG