Ndërlidhjet

Zvicër: Mishelin Kalmi-Rej u takua me Enver Hoxhajn


Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Mishelin Kalmi-Rej, njëherësh shefe e Departamentit federal të punëve të jashtme të këtij vendi, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të punoj edhe më shumë në reformat dhe në zhvillimin ekonomik. Megjithatë, zonja Kalmi-Rej ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë për progresin në Kosovë

Ajo këto komente i ka bërë gjatë takimit të sotëm në Bernë, me Ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka falënderuar zonjën Kalmi-Rej, për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë Kosovës, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

Mëtutje, Hoxhaj ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës ndërlidhet me shtetin e Zvicrës dhe me vet emrin e presidentes, Kalmi-Rej.

Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme të Kosovës, bashkëbiseduesit kanë kërkuar që situata në pjesën veriore të Kosovës të tejkalohet sa më shpejt.

Gjatë takimit Kalmi-Rej – Hoxhaj është nënshkruar edhe një marrëveshje për transportin e njerëzve dhe të mallrave.
XS
SM
MD
LG