Ndërlidhjet

Paneta: Sulmi ndaj Iranit mund të mos e arrijë qëllimin


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se aksioni ushtarak kundër kapaciteteve atomike të Iranit, mund të ketë “konsekuenca të paqëllimshme” në rajon, dhe ndoshta mund të dështoj në ndaljen e programit bërthamor iranian.

Këto komente ai i bëri disa orë pasi lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha se çfarëdo aksion ushtarak i Shteteve të Bashkuara ose i Izraelit, për t’i shkatërruar kapacitetet atomike të vendit të tij, do të ndeshet me “grushta të hekurt”.

Tensionet lidhur me programin bërthamor të Iranit janë shtuar prej së martës, kur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e Kombeve të Bashkuara, e ka publikuar raportin, që sugjeron se Teherani po përpiqet të krijoj armatim bërthamor.

Irani insiston se po punon për zhvillimin e energjisë atomike për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG