Ndërlidhjet

Presidenti i Turkmenistanit viziton Pakistanin


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimukamedov, ka mbërritur në Islamabad për një vizitë zyrtare njëditore.

Berdimukamedov, pritet të zhvillojë bisedime me homologun e tij pakistanez, Asif Ali Zardari, dhe kryeministrin Jusuf Raza Gilani, mbi mënyrat për të forcuar lidhjet dypalëshe.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit tha se tregtia dhe energjetika pritet të jenë në krye të axhendës.

Udhëheqësit pritet gjithashtu të diskutojnë një tubacion multi miliardë dollarësh nga Turkmenistani në Indi.

Tubacioni 1,680 kilometërsh, është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Turkmenistani, nëpërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, në Indi.
XS
SM
MD
LG