Ndërlidhjet

Iran: Varroset brigadieri Hasab Moqadam


Lideri suprem i Iranit, Ajtollah Ali Kamenei, sot morri pjesë në funeralin e një zyrtari të lartë ushtarak, i cili u vra në një shpërthim në depon e armëve të Gardës Revolucionare, e që nga autoritetet u konsiderua si aksident.

Brigadieri, Hasab Moqadam, i cili vdiq në shpërthimin e së shtunës bashkë me 16 të tjerë, u përshkrua si “arkitekti” i mbrojtjes raketore të Iranit.

Autoritetet thanë se shpërthimi masiv ndodhi kur ushtarët ishin duke lëvizur municionet në bazën e tyre në perendim të Teheranit dhe mohuan sugjerimet se mund të jetë shkaktuar me qëllim.
XS
SM
MD
LG