Ndërlidhjet

Fillon takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian filluan bisedimet sot në Bruksel, duke bërë thirrje për shtim të presionit ndaj Iranit për programin e tij bërthamor.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestverlle, hodhi një ide për aksion ushtarak, derisa sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hag dhe ministri i jashtëm holandez, Uri Rosenthal, thanë se asnjë opcion nuk duhet të përjashtohet.

Ministri i jashtëm francez, Alan Zhupe, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë një qëndrim “shumë të fortë" duke forcuar sanksionet kundër Iranit "për të shmangur një ndërhyrje të pariparueshme".
XS
SM
MD
LG