Ndërlidhjet

Serbi: PDS thotë se menaxhimi i integruar e formon kufirin


Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar se udhëheqja e integruar e kufirit në pjesën veriore të Kosovës, paraqet vendosje të kufirit ndërmjet Kosovës dhe pjesës qendrore të Serbisë.

Zëdhënësi i kësaj partie, Petar Petkoviq, u tha gazetarëve se “zgjidhja e cila ofrohet për Jarinë dhe Bërnjak, nuk paraqet asgjë të re, pos vendosje të kufirit”, dhe shtoi se “kjo është e palejueshme”.

Mëtutje ai ka vlerësuar se “kushtëzimi” i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë po forcohet për çdo ditë.

“Presionet po rriten derisa afrohet 9 dhjetori, kur Këshilli i BE-së duhet të vendosë për kandidaturën eventuale të Serbisë”, për pranim, tha Petkoviq.

Sipas tij, tash po “tregtohet” me Kosovën, për shkak të “së ardhmes së paqartë, që quhet kandidaturë”.
XS
SM
MD
LG