Ndërlidhjet

Merkel: Dënohen vrasjet nga neo-Nazistët


Kacelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dënuar vrasjet e nëntë imigrantëve dhe një policeje, nga një grup i dyshuar neo-Nazist, duke thënë se kjo është “turp” kombëtar për Gjermaninë.

Këto komente u bënë pasi mediat gjermane kanë raportuar se policia besonte se një grup i krahut ekstrem të djathtë, ishte përgjegjës për vrasjen e tetë personave me origjinë nga Turqia dhe të një njeriu me origjinë greke, në periudhën 2000 – 2006.

Mëtutje, një police ishte vrarë në vitin 2007, dhe zyrtarët mendojnë se anëtarët e grupit të njejtë ekstremist, poashtu, kanë plaçkitur banka dhe kanë ndërmarrë sulme me bomba.

Zonja Merkel tha mbrëmë se dhuna është “e turpshme” për Gjermaninë dhe ka shprehur përkushtim për intensifikimin e përpjekjeve për luftimin e terrorizmit të krahut të djathtë.

Prej zbulimeve të fundit, ka pasur kërkesa nga disa politikanë gjermanë për ndaljen e veprimit të Partisë Nacional Demokratike të së djathtës.

Qeveria e Turqisë ka kërkuar hetime të plota të kësaj dhune.

Në Gjermani jetojnë afro tre milionë persona me origjinë turke.
XS
SM
MD
LG