Ndërlidhjet

Moldavi: Zgjedhjet presidenciale shtyhen, mungojnë kandidatët


Në Moldavi duket se zgjedhjet presidenciale do të shtyhen, pasi nuk ka kandidatë të regjistruar brenda afatit të caktuar, deri më 14 nëntor.

Zyrtari i zgjedhjeve, Tudor Deliu, i tha Radios Evropa e Lirë, se ligji i këtij vendi nuk e parasheh një situatë të tillë kur askush nuk dëshiron të bëhet president dhe ka vlerësuar se zgjedhjet duhet të shtyhen dhe “i tërë procesi të filloj nga zeroja”.

Në Moldavi presidenti zgjedhet në parlament, e jo me votime direkte.
XS
SM
MD
LG