Ndërlidhjet

Pragë: Mjegulla e dendur anulon mbi dhjetë fluturime


Mbi dhjetë fluturime janë anuluar në aeroportin ndërkombëtar të Pragës, Ruzyne, për shkak të mjegullës së dendur, ka njoftuar zëdhënësja e këtij aeroporti Eva Krejci.

Sipas saj, tre fluturime që ishin nisur për në Pragë të Çekisë kanë ndryshuar drejtim dhe kanë ateruar në Dresden dhe Nuremberg të Gjermanisë.

Njëkohësisht, ministria çeke e mbrojtjes ka njoftuar se vizita e ministrit serb të mbrojtjes, Dragan Shutanovac, në Pragë është anuluar për shkak të kushteve të rënda në aeroportin çek.
XS
SM
MD
LG