Ndërlidhjet

Takohen furnizuesit më të mdhenjë të gazit


Liderët e shteteve që furnizojnë më së shumti me gaz po e mbajnë takimin e tyre të parë sot në Katar.

Presidenti algjerian, Abdelaziz Buteflika, dhe shefi i Këshillit Tranzitor të Libisë, Mustafa Abdul Jalil, janë në mesin e liderëve që po marrin pjesë në këtë takim një ditor, të forumit 12 antarësh të eksportimit të gazit.

Presidenti iranian, Mahmur Admedinexhad, pritej që të merrte pjesë gjithashtu, por nuk është parë në hapje të këtij takimi.

Bisedimet pritet të fokusohen në çmimet dhe furnizimet e gazit.
XS
SM
MD
LG