Ndërlidhjet

FMN i jep hua Afganistanit


Fondi Monetar Ndërkombtar, sot ka aprovuar një hua prej 134 milionë dollarëve për Afganistanin, pas një viti negociatash që erdhën si pasjojë e një skandali të madh bankar.

FMN-ja e suspendoi Afganistanin nga programi për shkak të keqmenagjimit të bankës Kabul, që është institucioni më i lartë privat financiar në vend.

Zyrtarë të Fondit Monetar, thonë se Afganistani ka shënuar progres në përmirësimin e sistemit të vet financiar duke filluar rikthimin e qindra milionë dollarëve të vjedhura nga banka Kabul.

Fondi bëri të ditur se do të lëshojë 19 milionë si pjesë e parë e kësaj huaje.

Por, zëvendësdrejtori i FMN-së, Nemat Shafik ka thënë se autoritetet afgane duhet të "ndërmarrin më shumë" aksione ligjore për të rimarrë gati 1 miliardë dollarët e humbur në kolapsin e vitit të kaluar të bankës Kabul.
XS
SM
MD
LG