Ndërlidhjet

Amnesty International lëshon raportin për Azerbaixhanin


Në një raport të ri, Amnesty International, i bën thirrje komunitetit ndërkombtar të mos harrojë shkeljet e të drejtave të njeriut në Azerbaixhan.

Ky raport, vë në pah se në Azerbaixhan aktivistë të rinjë dhe figura opozitare janë burgosur mbi akuza të sajuara, derisa gazetarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut janë kërcënuar dhe shqetësuar që kur protestat shpërthyen në muajin mars.

Amnesty International thotë se 17 persona të dënuar gjatë kohës së protestave duhet të konsiderohen të burgosur të ndërgjegjes, dhe ka bërë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.

Grupi me seli në Londër, thotë se qindra njerëz u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Baku, në mars dhe prill të këtij viti duke kërkuar reformat demokratike dhe respekt më të madh për të drejtat e njeriut.

Ky grup thotë se autoritetet e Azerbajxhanit u përgjigjën duke ndaluar protestat, si dhe duke shqetësuar e arrestuar blogerët dhe aktivistët.
XS
SM
MD
LG