Ndërlidhjet

Sot do të votohet për qeverinë e re greke


Ligjëvënësit grekë pritet të votojnë sot për të aprovuar qeverinë e re të vendit, e cila është e obliguar për zbatimin e reformave strikte të kërkuara nga kreditorët ndërkombtarë në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri i ri, Lukas Papademos, një ish zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, përfshin antarë të partisë socialiste, konservative dhe të djathtë.

Kabineti i ri do të ketë për detyrë të shtyjë përpara rritjen e taksave dhe shkrutimin e shpenzimeve.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar një seri reformash përpara se t’i japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh.

Në një deklaratë të martën, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si "të forta dhe të thella" lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në “këto kohë të vështira".
XS
SM
MD
LG