Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku 16 militantë të vrarë


Zyrtarët pakistanezë thonë se avionë të dyshuar amerikanë lëshuan disa raketa në rajonin veriperëndimor të Pakistanit pranë kufirit me Afganistanin, duke vrarë të paktën 16 militantë të dyshuar.

Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur sot në rrethin jugor të Uaziristanit, që konsiderohet si bastion i Al Kaidës dhe talibanëve.

Viktimat e sotme besohet të jenë luftëtarë talibanë.
XS
SM
MD
LG